Monumentet kulturore në Lezhë, drejt degradimit

Rreth 20 objekte të trashëgimisë kulturore në Lezhë janë lënë në harresë prej vitesh.

Pavarësisht se ato gëzojnë statusin Monument Kulture, mungesa e vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e institucioneve shtetërore i ka çuar  drejt degradimit.

Shqetësimin e ka ngritur përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, sipas të cilit emergjenca për ndërhyrje në disa prej tyre është e madhe.

Bashkia Lezhë numëron 26 objekte të trashëgimisë kulturore por vetëm 6 prej tyre janë në gjendje relativisht të mirë, pasi janë restauruar apo mirëmbajtur përmes donacioneve.