"Biri" i Flutra Açkës, një nga librat më të fuqishëm që do të lexoni

Flutnesha ndodhet në rënie, të lirë, tëzbrazët. Nuk ka ekuilibër, busull orientimi apo të ardhme sikundër shprehetajo; ka vetëm një libër, më të vështirin dhe të ndjerin e jetës së saj.

“Biri” trajton në përmasa të pamata dashurinëpa kompromis me kohën dhe hapësirën, përmes humbjes, dashurinë për fëmijën.

Flutura Açka nuk mban zi, ndonëse është ngjyrëmbizotëruese në atë çfarë ka veshur në promovimin e librit. Në pavijone tëbardha, ku e zeza shtriu rrënjë, Jerin van den Brink i rrëfeu çka do tamundonte përtej dyerve të jetës, larg udhëtimeve, bisedave e mbamendjeve. “Dotë më vijë shumë keq mam po të të shoh me rroba të zeza nëpër rrugët e Tiranësduke qarë.”

Në përpjekje për ta respektuar atë, jo vetëmsi bir, lotët duket se nuk njohin komandë; burimi ndodhet tjetërkund, mesmijëra pyetjesh, buzë kujtimeve. Flutneshë! E tillë ishte shkrimtarja për tëbirin, kandërr magjepsëse fluturuese, njëherazi luftarake. Në hyrje të një prejbareve të kryeqytetit, mes miqsh, dashamirës dhe lexuesish, ajo shihet edorëzuar. “Askush nuk më pyeti për ikjen e plazmës sime”, shprehet ajo zë ulur,e mrrolur.

Në kopertinë është portreti i tij i mbramë,ndërsa në brendi dëshmia e një nëne, që rrëmon, reflekton e përjetëson. Dhenënshkruan shkrimtarja, ajo e zhveshura përballë humbjes, zisë së gruas për tëbirin. Flutura mban në fytyrë aksesorin trend të vitit 2020, maskë.

Ndryshe nga herët e tjera, nuk ka përqafime efotografi, por ndjeshmëria është po ajo. Shkrimtarja përqafon me sy tërrëmbushur çdokënd, dhe ca më shumë nënat. Ajo i njeh ato, ua njeh frikërat.Ajo është e vetëdijshme se çka e dallon prej tyre është aftësia për tëartikuluar atë se çfarë mendon, sepse në thelb, në substancë, të gjithëmendojnë njëlloj për tragjedi të këtilla përmasave.

Autofiksioni përmban emra të përveçëm, tëcilat sipas Fluturës janë vetëm konvencione për t’iu afruar së vërtetësnjerëzore dhe blatimit hyjnor. E ndodh që është pikërisht kjo e vërtetënjerëzore që ka bërë bashkë gazetarë, shkrimtarë e gjithkënd që s’lodhet sëndjeri. “Shpesh unë mbyll sytë dhe e përfytyroj tim bir në ceremoninë ediplomimit, tek zë thinja, tek ngre fëmijën e tij në krah, tek më kujton pasikjes sime të mbrame…”

Përpos këtij rrugëtimi mendimesh, Fluturadëshiron të tregojë se ka mësuar të jetojë pa të. Dhe mbi të gjitha, se kaarritur t’i besojë plotësisht fjalët e të birit në prag të vdekjes. “Bota ështëaksident, asgjë më shumë se kaq. Sa u takon qenieve njerëzore, ato janëbiologjike, të ndara…”

Në një libër të rrëmbyer nga një vajzë nëmoshë të re, Flutnesha fluturoi drejt së mirës. “Gjithmonë ka dritë edhe nëditë të vranëta”, shkroi ajo mbi faqen e parë, e bindur tashmë se gjithkushështë i barabartë si në dramë edhe në gëzime, veçse me orë të kurdisur ndryshe.

Në kundërti me rregullin e pashkruar sefëmijët përpiqen t’u ngjasojnë prindërve, Flutura do t’i ngjajë të birit përnga pastërtia, bukuria që kishte si njeri, dhe për këtë ndodhet në fazëpurifikimi; varka e Noes është mbushur plot e përplot me kujtime, buzëqeshjegurgulluese. Jerin van den Brink u nda nga jeta në të tetëmbëdhjetat e tij,prej një sëmundjeje shumë të rrallë, në një orë të vonë të natës. Nuk është elehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm.

Megjithatë “Biri” është një libër ipashmangshëm për shkrimtaren Flutura Açka, një udhëtim në kërkim të dritës, njëluftë e hapur ndaj territ, që ndoshta ndjek edhe linja fetare. Ajo i mirëpritimiqtë me verë, hedhur në gota plastike, si të ish një Darkë e Fundit në kohëramoderne. Flutura e përshkruan të birin si një djalosh të hapur ndaj botës sëmadhe, një evropian fanatik, holandez të paqtë, me fe ligjin dhe lirinë, si dhenjë shqiptar krenar, kureshtar dhe i dashuruar pas Kanunit, deri në atë pikë sadonte të shënjonte një prej vargjeve të tij.

Tërësia e normave të së drejtës dokësoreshqiptare, mbeti pa u shtrirë në trupin që rezistoi deri në fund ndajzbrazëtisë, sepse e donte të ardhmen. Gjithë ç’u tha përfshiu një porosi, sapër shkrimtaren, ashtu edhe për nënën. “Mam, prova jote se më ke dashur vërtet,fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh!Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, mam, mos hyr në spiralen edhimbjes, atje humb.” Porosia u krye!

“Biri” është përgjigjja ndaj të birit tëhumbur, me kokë të kthyer pas, i cili nuk ia donte trishtimin. Jerin van denBrink i thoshte me një shqipe të roitur rrugës “Do të të mungoj”. Dhe duket seka patur të drejtë! Flutneshës i mungon i biri, ekuilibri, busulla eorientimit.

Ajo i mëshon idesë se sikur njeriu të dinte tëlexonte të ardhmen e tij, mbase do të dinte t’i ndreqte më mirë disa gjëra, t’iruante më mirë disa kujtime dhe të vinte një rregull në jetën e tij. Ndoshtakjo është arsyeja se përse në libër “vret” nënën dhe i lë fronin shkrimtares.

Ndoshta kjo është arsyeja se përse “Biri”sjell një histori përtej personales, dhe që pavarësisht personazheve realë,mund të lexohet si një jetë njerëzish të zakonshëm, tepër të zakonshëm, që nukjanë imunë nga vdekja, ndonëse të ushqyer nga dashuria./Mapo/