Piktura e dinastisë Yuan pritet të dalë në ankand për 10 mln $

Një nga pikturat më të famshme të dinsatisë kinezë Yoan pritet tëdalë në shitje në Hong Kong. Vepra e rrallë është vlerësuar me një çmim fillestar 10 milionë dollarë.

Një pikturë e famshme, që i përketDinastisë Yuan, dikur në pronësi të perandorëve kinezë vlerësohet të shitetderi në 10 milion $ në një ankand të Shtëpisë “Sotheby's” në Hong Kong.

"Pesë Princat e dehur që kthehenmbi kalë", pikturuar nga mjeshtri i dinastisë Yuan, Ren Renfa (1255-1327),pritet të dalë në shtitje në 8 tetor së bashku me vepra të tjera të rralla.

"Kjo është një pikturë që hyri në koleksionin e Perandorit Qianlong në shekullin e 18-të, mban vulat e Perandorit, djalit të tij dhe pasardhësve të tjerë të dinastisë Qing, derisa ra në duart e Puyi, perandori i fundit, i cili e e shiti atë në treg. Piktura hyri në koleksione të ndryshme shumë të rëndësishme në perëndim. Dhe sot është këtu me ne, " tha kryetari i “Sotheby's” për Azinë, Nicholas Chow.

Ndër veprat e tjera që Sotheby's prezantoi të mërkurën për artdashësit ishte edhe koleksioni i artistit të dinastisë Qing, Ëang Hui. Dymbëdhjetë piktura tradicionale kineze - të cilat janë 200 metra të gjata - janë shpërndarë nëpër gjithë botën.  “Sotheby's” e përshkroi koleksionin si unik, po nuk është për shitje.