Shkodra në “syrin” e Dedë Jakovës, 250 imazhe që kanë dokumentuar historinë e personazhet
Imazhe që tregojnë jetën e përditshme dhe ngjarjet që kanë bërë historinë. 250 imazhe të shkrepura nga Dedë Jakova u eksplozuan në Shkodër, duke suprizuar dhe të birin e nipin, që po ashtu kanë trashëguar artin e fotografisë.
250 imazhe që sjellin jetën e një qyteti, personazhete tij dhe kanë dokumentuar ngjarje që kanë bërë histori.
Dedë Jakova i prezantohet kështu publikut të Shkodrës, në një ekspozitë që heq pluhurin e gjatë të arkivave, aty ku prej 1970 fondi i tij personal prej 58 mijë imazhesh i ishte dorëzuar shtetit.
Përballja më këto punë ishte emocionuese edhe për tëbirin Nikolin Jakova i cili e ka trashëguar profesionin e babait, por punimet etij nuk ka mundur ti shohë pasi arkivin e mori shteti komunist.
Nikolin Jakova, i biri Dedë Jakovës: ''Të paktën 90-95% unë nuk i kam parë ndonjëherë.''
Pranon se teknika digjitale sot ka ndryshuar konceptine fotografisë, por edhe atëherë për vetë kohën pajisjet që përdoreshin ishinnga më modernet.
Nikolin Jakova, i biri Dedë Jakovës: ''Si babai ashtu dhe kolegët e tij, kanë pasur mundësi t'i kenë në duar ato pajisje dhe kanë qenë më bashkëhorët e kohës.''
Edhe për Domeniko Jakovën, ekspozita e gjyshit të tijështë diçka e veçantë. Ai po ndjek gjurmët e tij ndonëse se ka njohur nga afër,por ka dëgjuar e lexuar se Deda Jakova njihej ndryshe si fotografi i rinisë.
Domeniko Jakova, nipi i Dedë Jakovës: ''Shumë krenar dhe më bëhet qefi që ka ardhur dita sot për të parë punimet e tij.''
Dede Jakova, ishte nxënësi i Kel Marubit ështëfotografi i kujdesshëm, i zhdërvjelltë, një performues i jashtëzakonshëm, njëpersonazh qendror i një pjese të madhe të shkrepjeve të tij, një kurues iimazhit si nga ana cilësore e materialit fotografik.