Aktori dhe regjisori, Viggo Mortensen, vlerësohet me çmimin e karrierës

Aktoridhe regjisori amerikan Viggo Mortensen u vlerësua me çmimin prestigjioz “Donostia”për arritjet në karrierë, në Festivalin e Filmit në Spanjë. Tre herë i nominuarpër çmimet Oscar, aktori përcolli edhe një mesazh për publikun, për kohërat e evështira që po jetojmë mes krizës shëndetësore.

Aktori dhe regjisori amerikan ViggoMortensen u vlerësua me çmimin prestigjioz “Donostia” për arritjet në karrierë,në Festivalin e Filmit në Spanjë, “San Sebastian”.

"Kurmendoj për listën mbresëlënëse të njerëzve që kanë marrë çmimin Donostia,ndihem shumë me fat që jam mes tyre. E vlerësoj si një motivim të shkëlqyer përtë dhënë më të mirën në profesionin tim," tha aktori pas marrjes sëçmimit, mes duartrokitjeve të publikut.

Regjisori gjithashtu promovoi filmin etij "Falling", që rrëfen jetën e një babai konservator, i cili shpërnguletme djalin e tij homoseksual. Filmi është një projekt personal për regjisorin,dhe një interpretim i trilluar i ngjarjeve.

Aktori, tre herë i nominuar për Çmimin eAkademisë është i njohur më së shumti për rolet e tij në filmat:"Premtimet Lindore", trilogjia "Zoti i unazave" dhe "Librijeshil", të Peter Farrelly, që është vlerësuar edhe me çmim Oscar.

Mes kohërave të vështira që po jetojmë,Mortensen përcolli një mesazh filozofik, duke kujtuar se "pasiguria ështëligji i jetës, ndaj le të mos harrojmë se, - tha ai, se jeta është një dhuratë.Ne duhet të vazhdojmë të shoqërojmë ata që janë vetëm dhe të nderojmë ata qëjanë larguar, duke bërë më të mirën që mundemi ".