Shtëpia e Çerçiz Topullit bëhet Muze

Shtëpia e Çerçiz Topullit do të kthehet në Muze. Bashkia e Gjirokastrës dhe pasardhësit e familjes se Heroit kanë arritur dakordësinë, ndërsa lajmin e dhanë gjatë një ekspozite kushtuar luftëtarit të çështjes kombëtare.

Shtëpiaku lindi e u rrit Çerçiz Topulli në Gjirokastër do të kthehet në Muze kushtuarHeroit të Popullit.

Bashkiae Gjirokastrës dhe familjarët e luftëtarit të çështjes kombëtare kanë arriturdakordësinë për muzealizimin e objektit.

Lajmi i mirë u dha gjatë ekspozitës “Çerçiz Topulli më thonë”, ku u prezantuan imazhet ikonike, por edhe të tjera të papublikuara më parë  të luftëtarit.

Librae dokumente origjinale të Mihal Gramenos dhe 4 disqe gramafoni kushtuar çetëssë Çerçiz Topullit, ishin mes objekteve të ekspozuara në Muzen e Armëve në 140-vjetorine lindjes së luftëtarit dhe që përkon me javën e trashëgimisë.