Ndërron jetë dirigjentja e parë shqiptare, e ëma e Gjergj Lekës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2020, 22:08
Kompozitori Gjergj Leka ka dhënë lajmin ehidhur se nëna e tij, dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi ka ndërruarjetë.
“Me ike e nuk te dhashe puthjen efundit......Mezi po prisje te bashkoheshe me babin dhe pikerisht sot neditelindjen e tij u ngjite lart. Mi bej hallall gjithe fajet.....”, shkruanLeka në Facebook.
Rozmari Jorganxhi e ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike. “Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.
