Përkujtohet imzot Ernest Çoba, kleriu që u përndoq nga komunistët
Përmes një konference shkencore, kisha katolike në Shkoderpërkujtoi 40 vjetorin e kalimit në amshim të imzot Ernest Çobës, ipeshkvit tëfundit që ajo pati përpara mbylljes së kishave dhe përndjekjes së fesë ngaregjimi komunist.
I njohur si miku i skamnorëve, kleriku që nuk u thye kurrë,arqipeshkev i Shkodres prej vitit 1952, e më pas prej 1956 drejtues i kishëskatolike shqiptare, Çoba spikaste për marëdhëniet e tij me besimtarët, por edheqëndresën që pati përballë presioneve e survejimit që i bëri regjimi i kohëspër më shumë se 10 vite, deri kur e arrestoi në 1976-en.
Historiani Romeo Gurakuqi duke folur për kalvarin e vuajtjeve e tëpërndjekjeve që katolikët patën në Shqipëri përgjatë shekullit XX, u ndal edhetek periudha e 30 vite pluralizëm, që sipas tij po shoqërohen me shumë sfidapër ta.
Klerikut Çoba ju kushtua edhe një dokumentar, ku erdhen të veçantarrëfimet e atyre që e njohën nga afër.
Nipi Ernest Andrakja rikujton momentin e arrestimit të tij në 29 prill 1976, ndërsa kleriku Gjergj Simoni dhe studiuesi Gjovalin Çuni u ndalen tek mënyra se si komunistët e përndoqën kreun e kishës katolike të atyre viteve.

Në 29 prill 1977, Gjykata e Rrethit të Shkodrës, me akuzën«tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor»,e dënoi «me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtëselektorale për 5 vjet imzot Çobën, i cili mbylli sytë në mënyrë të mistershmepas një injeksioni në spitalin e burgut në 8 janar 1980.
Ai do të mbahet mend si kleriku që su dorëzua kurre, që edhepërgjatë regjimit i shërbeu besimtarëve, si dhe mbajti lidhjet me Vatikanin përtë mos lejuar shkëputjen e kishës prej selisë së shenjtë.