VIDEO/ Inter “manita”, Atalanta i bën “poker” Strakoshës
Mbrëmje me shumë gola në Serie A.
Në vigjilje të javës së tretë të kampionatit, Inter shkatërroi 2-5 Beneventon e saponjgitur në Serie A, ndërsa Atalanta dhuroi spektakël në "Olimpico" teksa mposhti 1-4 Lazion e Strakoshës.
Bergamaskët treguan edhe një herë se janë në formë të shkëlqyer, ashtu si në dy sezonet e fundit.
Ishin Gosens, Hatebur dhe Alejhandro Gomez, që realizuan në pjesën e parë për ta dërguar Atalantën në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë.
Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, teksa Kaisedo shënoi për ekipin e Inzagit në minutën e 57’ duke kthyer shpresën te lacialët, por këto shpresa i mbylli Gomez, i cili shënoi për Atalantan në minutën e 61’, duke e ruajtur këtë rezultat deri në fund.
Ndeshja e tretë e së mërkurës mbrëma, ajo mes Udineses dhe Spezias, u mbyll me fitoren e pastër të miqve, 0-2.