Sot shorti i Champions League, ja përplasjet e forta që mund të shoqërojnë fazën e grupeve
Sukseset e Midtjylland, Krasnodar e Red Bull Salzburg mbrëmjen e djeshme kanë plootësuar ekipet që do të jenë pjesë e fazës së grupeve të Champions League.
Kështu, pasditen e sotme, ora 17:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti që do të përcaktojë grupet e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në Europë.
Në vazon e pare do të jenë fitueset e Champions dhe Europa League, Bayern Munchen dhe Sevilla, Juventus dhe Real Madrid, ndërsa Barcelonaa dhe Manchester City do të jenë në vazon e dytë, raporton Ora News.
Vazo e tretë për Interin, Lazion dhe Atalanatan, ndërsa Ferencvaroshi i Myrto Uzunit është në vazon e katërt.
Ja katër vazot:
VAZO E PARË: Bayern Munchen (Gjer), Sevilla (Spa), Real Madrid (Spa), Liverpool (Ing), Juventus (Ita), PSG (Fra), Zenit (Rus), Porto (Por).
VAZO E DYTË: Barcelona (Spa), Atletico Madrid (Spa), Manchester City (Ang), Manchester United (Ang), Shakhtar Donetsk (Ukr), Borussia Dortmund (Ger), Chelsea (Ang), Ajax (Hol).
VAZO E TRETË: Dinamo Kiev (Ukr), Lipsia (Ger), Inter (Ita), Olympiacos (Gre), Lazio (Ita), Atalanta (Ita), Salzburg (Aus), Krasnodar (Rus).
VAZO E KATËRT: Lokomotiv Moska (Rus), Marseille (Fra), Club Brugges (Bel), B. Mönchengladbach (Ger), Basaksehir (Tur), Midtjylland (Dan), Rennes (Fra), Ferencvaros (Hun).
/A.R, Ora News