Arrestohet futbollisti në Spanjë, dhunoi të dashurën

Jonathan Silva Vieira, mbrojtës i Las Palmas në Spanjë, është arrestuar nga policia nën akuzën e “dhunës”.

Sipas asaj që shkruan “Canarias 7”, futbollisti akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, raporton Ora News.

Ende nuk ka detaje mbi ngjarjen, ndërsa as klubi i Las Palmas nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.