Covid-19, Serie A mund të anullojë javën e tretë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 07:15
Koronavirusi mund të ndalë Serie A. Pas njoftimit se 14 pjesëtarë të skuadrës së Genoas kanë rezultuar pozitivë, Napoli, ekipi që u përball me gjenovezët dy ditë më parë është në ankth të plotë.
Kjo situatë ka bërë që në orët në vijim mund të ketë një mbledhje të LEGA-s, ku mund të vendoset edhe anullimi i javës së tretë të kampionatit, raportojnë mediat italiane, citon Ora News.
Dy javët në vazhdim I dedikohen kombëtareve ndaj dhe kjo periudhë mund të përdoret nga ekipet që të shohin nëse kanë futbollistë të infektuar me Covid-19.