Alvaro Morata baba për herë të tretë, vjen në jetë Edoardo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 08:38
Alvaro Morata po kalon një moment shumë të mirë. Pas transferimit te Juventus, sulmuesit spanjoll po i shkëlqen fati edhe në jetën private.
Alvaro dhe Alice Campello janë bërë prindër për here të tretë dhe lajmin e bukur çifti e ka dhënë përmes rrjeteve sociale.
Fëmija I tretë është djalë dhe çifti e ka quajtur Edoardo, raporton Ora News.
“Edoardo Morata Campello 29-9-20. Mirëserdhe në botë bir. Nëna dhe fëmija janë shumë mire. Je e mrekullueshme, faleminderit që më bërë edhe një ditë tjetër njeriun më të lumtur në botë. Ju dua”,. Shkruan Morata në postimin e tij. /A.R, OraNews
