Futbolli vijon bojkotin/ Teuta godet në merkato, vjen Dejvi Bregu

Teuta ka bërë një goditje të bujshme në merkato, duke firmosur me një nga futbollistët më të spikatur të Superligës, Dejvi Bregu.

25-vjeçari nga Vlora, pjesë e Skënderbeut sezonin e shkuar, është një prurje e "Djemve të Detit" që i bënë pretendë për titull sezonin e ri, i bllokuar për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit.

“KF Teuta , njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dejvi Bregu. Lojtari është prezantuar dhe nesër do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 24 tetor 1995, Dejvi Bregu, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me Skendërbeun ku është paraqitur për dy sezone. Dejvi Bregu, i gjatë 1.75 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofensiv, dhe ne krahun e majt të mesfushës. Afrimi i Bregut në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës blu të Teutës.”, thuhet në njoftimin e klubit bregdetar.