"I di gabimet e mia"/ Paqe mes Messit dhe Barçës: Ringrihemi së bashku

Kjo verë ka qenë ndoshta më e turbulluara në karrierën e Lionel Messit. Konflikti me presidentin Bartomeu, aludimet për një lamtumirë dhe largimi i mikut të afërt Luis Suarez  kishte bërë që argjentinasi të mos kontrollonte veten as në dalje publike.

Fituesi i 6 Topve të Artë madje i kishte kërkuar klubit ta linte të lire me parametra zero, por mesa duket palët tashmë kanë gjetur paqen, raporton Ora News.

“Nuk do të dal kundër kundër klubit të jetës sime”, ka thënë “Pleshti”, i cili do të duhet të luajë këtë sezon pa dy miqtë e tij: Arturdo Vidal dhe Luis Suarez.

“Do të duhet të mbledhim të gjithë tifozët e Barcelonës e të japim maksimumin se kohë më të mira do të vijnë. I  di gabimet që kam bërë por që shjërbejnë vetëm për të na bërë më të mirë dhe skuadrën më të fortë”, ka thënë Messi për katalanasen “Sport”. /A.R, OraNews