Zyrtare: 11 futbollistë të Genoas pozitivë me Covid-19. Mes tyre edhe një shqiptar
Klubi italian i Genoas njoftoi se 15 pjesëtarë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndër ta 11 futbollistë dhe 4 pjesëtarë të stafit.
Së fundmi klubi ka zbuluar edhe emrat e personave të infektuar, teksa një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami.
Ky i fundit është infektuar me Koronavirus dhe si pjesa tjetër, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në karantinë.
Genoa ka në program për fundjavën një ndeshje me Torinon, e vlefshme për javën e tretë të Serie A, por vështirë se zhvillohet duke parë situatën e krijuar në skuadër.
Futbollistët e infektur: Françesko Kasata, Lukas Lerager, Federiko Marketi, Filipo Melegoni, Luka Pelegrini, Matia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanoviç, Las Shon, Davide Zapakosta dhe Valon Behrami.