Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1/ Gregoraci: Schumacher komunikon vetëm me sy

Michael Schumacher nuk arrin ende të flasë, ndërsa komunikon me të tjerët vetëm me sy.

Këto janë disa nga detajet mbi shëndetin e legjendës së Ferrarit të zbuluara nga Elisabetta Gregoraci gjatë reality-show në Itali “Grande Fratello Vip 2020”.

Gregoraci shtoi gjithashtu se 51-vjeçari gjerman dhe familja e tij janë zhvendosur në një vile në ishullin spanjoll të Majorkas, raporton Ora News.

“Gruaja ka ngritur njës pital në shtëpi. Nuk flet, komunikon vetëm me sy. Vetëm tre persona mund ta takojnë dhe unë e di cilët jaanë ata”, është shprehur Elisabetta Gregoraci.

“Po lufton, ndërsa ne vetëm mund ti qëndrojmë pranë. Gruaja e tij ka vendosur të transferohen në ishull dhe në residence gjendet çdo gjë që mund ti vijë në ndihmë.

Michael Schumacher, një ndër emrat mnë të mëdhenj të historisë së Formula 1 pësoi një aksident në dhjetor të 2013-ës teksa po bënte ski në Meribel të Francës gjatë pushimeve me familjen.

Ish piloti i Ferrarit dhe Mercedes pësoi një goditje të fortë në kokë, që shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale duke bërë që ai t’i nënshtrohet 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke qëndruar në koma për 6 muaj.

Informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë shumë të pakta. /A.R, OraNews