Fitoi betejën me Covid-19, Vedat Muriqi rikryen testet mjekësore te Lazio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 09:23
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i është nënshtruar edhe një here vizitave mjekësore te Lazio.
Ish bomberi I Fenerbahçes rezultoi pozitiv me Covid-19 pak pasi kishte firmosur me ekipin Italian dhe për këtë arsye u rikthye në Stamboll ku qëndroi I karantinuar për 2 javë, raporton Ora News.
Pas testit të dytë Muriqi rezultoi negativ dhe pas vizitave mjekësore është i gatshëm për t’iu bashkuar ekipit të Lazios.
Vizitat mjekësore i ka kryer edhe afrimi më i ri i Igli Tares Gabriel Pereira. /A.R, OraNews
