VIDEO/ Milan godet në merkato, mbërrin talenti norvegjez
JansPetter Hauge është gati të nisë aventurën e re te Milan. Operacioni I merkatosështë mbyllur mbrëmjen e djeshme, raporton “Calciomercato”, ndërsa mëngjesin esotëm norvegjezi është nisur drejt Italisë, raporton Ora News.
Teksa priste në aeroport, futbollisti ka thënë për TV2Sporten: “Pas pak do të takoj agjentët e mi, kanë shumë gjëra për të më thënë. Nuk di asgjë mbi kontratën, do mësoj më shumë gjatë ditës. Mezi pres të luaj me Ibrahimoviç. Është prej kohësh në nivele të larta, do të provoj të mësoj prej tij. E ndjek prej kohësh, e konsideroj një model.
Do të isha vërtetë i lumtur nëse do të kisha një karrierë sa gjysma e tij”.
Jans Petter Hauge, i datëlindjes 1999, shihet si një prej talenteve të futbollit norvegjez. Ai ka qenë pjesë e Bodø/Glimt., ekip i eleminuar pak ditë më parë po nga Milani në Europa League. /A.R, OraNews