Kinemaja lundruese në Londër
Kinemaja lundruese është përvoja më e re për të parë një film nëLondër. Të ndikuar nga pandemia, organizatorëve iu është dashur të përshtatenme normalen e re, duke promovuar kinemanë në ambient të hapur. Dhe për ta bërëmë unike eksperiencën, audienca qendron në varka, në lumin e qytetit.
E keni menduarndonjeherë të shihni një film duke lundruar? Kjo është eksperienca më e re ekinemasë në Londër që synon të nxisë rikthimin në normalitet të industrisë sëfilmit. Ideja është prezantuar në fillim të shtatorit dhe kërkon që shumica eaudiencës të jetë në varka.
Në Kanalin Regents nëqendër të Londrës, mbi 100 vizitorë të filmit mund të lundrojnë, të ankorohendhe të shikojnë yje në ekranin gjigand të vendosur pranë lumit në Mbretërinë eBashkuar. Në përputhje me udhëzimet e qeverisë, grupe me deri në gjashtëpersona nga familje të ndryshme mund të qendrojnë në një varkë. Ata dëgjojnë përmeskufjeve për të shmangur zhurmën.
"Është një mënyrëe rehatshme, mendoj se të gjithë ndihemi të sigurt. Njëkohësisht mund tëkalojmë kohë së bashku dhe të krijojmë kujtime në një mënyrë kaq unike,"tha një banor vendas.
"Shkova në kinemakohët e fundit për të parë një film me partnerin tim dhe ishte e çuditshme,largësia nga njëri tjetri dhe mbajtja e maskave. të Ndërsa kjo është një mënyrëe re për të parë filmin dhe më e sigurt", tha një tjetër.
Kinematë në të gjithëMbretërinë e Bashkuar u lejuan të rihapen në korrik, me rregulla të distancëssociale dhe mbajtje të detyruar të maskës. Organizatorët shprehen se nuk kishinzgjidhje tjetër veçse të bëheshin krijues.
"Nga marsi, tëardhurat tona si kompani prodhimi ranë me rreth 95 përqind, kështu që industriajonë është goditur shumë rëndë. Pra, të gjithë ne jemi duke ideuar mënyra tëreja për të mbijetuar", tha Will Greenhalgh , bashkëthemelues i Kinemasë nëambient të hapur.
Mëgjithatë, ekziston shqetësimese me afrimin e dimrit, ngjarjet në natyrë si kjo jo vetëm që do të goditen ngapërkeqësimi i motit, por edhe nga një valë e dytë e virusit.