Arti “rrëzon” kufijtë në Ballkan

Artistënga disa vende të Ballkanit janë bërë bashkë në Shkodër, pavarësisht situatëssë pandemisë. Përmes muzikës ata kanë dhënë mesazhin e nxitjes së dialogut dhevlerave të përbashkëta, duke rrëzuar kështu kufijtë në Ballkan.

Arti e kultura i kanë rrëzuar kufijtë në Ballkan. Artistënga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja Hercegovina u bënë bashkë në Shkodërnë përmbyllje të një rrugëtimi artistik në disa vende të rajonit

“Muzika mbi të gjithë kufinjtë, tregime të reja për njëBallkan melodioz” është projekti që promovon dialogun dhe nxit vlerat për tëjetuar së bashku.

Violinistja Anamarija Maric dhe instrumentisti serb IsakHaračić, ky i fundit i ardhur për herë të parë ne vendin tonë rrëfejnë këtëpërvojë.

Anamarija Maric:Shpresoj që ky projekt të ketë jetëgjatesi dhe të përseritet serish. Eshtë enevojshme sidomos në periudhën që ndodhemi si pasojë e virusit Covid, që muzikasi një gjuhë e njëjtë për cdo vend të na mbledhë sëbashku. Duhet më shumëmbështetje nga shteti për të tilla nisma. Këtu më pëlqen shumë klima dhemikëpritja, kam qenë 2 herë në Tiranë dhe në Shkoder hera e parë. Forca Shqipëria!

Isak Haračić:Ky është një rast i mirë për të bërë muzike ballkanike, e për tu bashkuar tëgjithë. Ishte pak e vështirë, por më pelque kompozitori Radovani me të cilinpunuam dhe preferova të luaj një pjesë të shtetit tuaj që na mirëpritet këtu.Duhen bërë më shumë dhe pse jo të lidhemi më fort si popuj ballkanik.

Arvida Kullolli Vraco nga ana tjetër është një shkodrane emartuar në Bosnje ku është është pjesë e filarmonisë së këtij shteti.

Kthimi në vendlindje është emocionues dhe ka këtë mesazh përtë tilla nisma.

ArvidaKullolli Vraco: Momentetgjeopolitike duhet ti harrojmë, e kemi atë gjalkun që na vlon ne Ballkani, kjo ështëe vetmja gjë që na lidh të gjithëve.

Për organizatorët koncerti në Shirokë tregoi se qëllimi uarrit.

LorencRadovani: Kjotregon që ne mund ti mbajmë akoma afër këta njerëz, këta miq të mirë, këtamuzikantë dhe artistë.

Nisma u mbështet nga fondi kulturor zviceran për Shqipërinedhe u zbatua nga qendra rinore Arka.