"Ju lutem hiqeni maskën në momentin e parë sa per t'i dhënë nje buzëqeshje", letra e një prindi për mësuesen
E dashur mësuese,
Po ju drejtohem ju,personit me të cilin tani e tutje, do të ndaj edukimin e fëmijës tim.
Po fillon viti i rishkollor, më i vështiri që kam përjetuar unë deri tani. Është hera e parë qënjë vit shkollor fillon sikur të ishte kohë luftë. Është hera e parë qënxënësit e shohin shkollën e tyre pas gjashtë muajsh. Është hera e parë qënxënësit ndahen nga shokët e tyre pa u takuar ende me ta. Është hera e parë qëmësuesja nuk lejohet tu afrohet nxënësve të saj....Është hera e parë për shumëgjëra, sidomos për ata që shkelin në shkollë për herë të parë.
Ju lutem, a mund t'ikeni parsysh disa kërkesa të miat si prind që e ka merak fëmijën po aq sa edheju.
Duke filluar që ngadita e parë, do të jetë një emocion shumë i vecantë, pasi rrethohet me tëpanjohur dhe të panjohura. Do ta ketë të vështirë ta dallojë cila ështëmësuesja e tij, pasi të gjitha do të jenë me maska. Ju lutem, hiqeni maskën në momentin e parë,vetëm sa për t'i dhënë një buzëqeshje! Është imazhi që nuk do ta harrojë kurrë!
Pavarësisht se nuk e kampër herë të parë, kur të largohem nga shkolla dhe ta lë aty, gjysma e zemrëssime do të ngelet me të. Me vete do të marr merakun se si do të jetë, si do t'ishkojë, si do t'i përjetojë rregullat e reja??
E kam porositur fortqë ta mbajë maskën gjatë gjithë kohës, pavarësisht se nuk e mban në asnjëambjent tjetër, por jam e sigurt që do të dojë ta heqë 20 herë gjatë një oremësimi! Nuk është mësuar, e ka shumë bezdi dhe mundet vetëm të luajë me të,prandaj ju lutem, mos i bërtisni, por me kujdes gjeni një mënyrë për t'iarikujtuar që duhet vënë maska përsëri.
Nuk mund të rrijë pa ukthyer para e mbrapa, se kështu është zemra e vogël, nuk rrin dot ngulur në njëvend, prandaj ju lutem mos i bërtisni por gjeni një mënyrë për tia tërhequrvëmendjen! Do të jetë shumë e vështirë që të përqendrohet kur nuk e shikongojën tuaj duke lëvizur. Sidomos nëse vini mbrojtësen e tejdukshme, do tëfillojë të mendojë për filmat që ka parë dhe as nuk do ta kuptojë që është nëklasë.
Kam një merak e dashurmësuese, si do tia bëjë fëmija im nëse do të ketë nevojë të shkojë në tualetndërkohë që është në shkollë? Sigurisht që unë do ta coj para se të dalë ngashtëpia, por a mund të durojë derisa tëkthehet në shtëpi? Kam frikë se më duhet t'i jap rroba ekstra me vete se nuk idihet!! Ju lutem konsiderojeni këtë nevojë. Jo gjithmonë fëmijët kërkojnë tëshkojnë në tualet për qejf.
Orari i shkurtuar dotë jetë një problem më vete! Ju do të jeni në stres për të realizuar në kohëprogramin, por fëmijët thjesht duan ta shijojnë shkollën, madje po presin orëne fizkulturës apo të punëdores për t'u argëtuar dhe për të cliruar pakenergjitë e tyre. Kam shumë frikë se duke bërë vetëm mësim për të realizuarplanin që ju kanë dhënë, nuk do ta ketë me qejf shkollën për të cilën i kemifulur aq bukur!
E di që rregullat nuki keni vënë ju, por unë me ju do të kem lidhje direkt për fëmijën tim, prandaje ndiej të nevojshme t'jua shpreh shqetësimin.
Jam e sigurt se edheju do të përjetoni të njëjtat gjëra për fëmijën tuaj i cili është në shkollë tjetërapo në shtëpi ndërkohë që pret të vijë turni i tij. Ju lutem, përpiquni tësilleni me fëmijën tim në po atë mënyrë që do të donit të sillej dikush tjetërme fëmijën tuaj.
Ju lutem, edhe një gjë të fundit, mos e bëni këtë vetëm për fëmijën tim, porpër të gjithë fëmijët që keni në klasë!