Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kume analizon propozimet: PS i përdor koalicionet si term spekulativ
Eksperti për çështjet zgjedhore, KristaqKume, mirëpret vendimin e mazhorancës përtë mos kaluar kodin e ri zgjedhor për miratim në Kuvend seancën e kësaj tëenjteje.
Tërheqjen ai e sheh të lidhur me apelin e ndërkombëtareve,posaçërisht të diplomates amerikane Yuri Kim.
Kristaq Kume: Është një veprim i mirëpritur. Pasqyrimi i ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor duhet të bëhet me dakordësinë e të gjithë palëve. Në të kundërt procesi zgjedhor vendoset në një situatë jo normale.Kjo nuk është gjë tjetër veçse ndërhyrje e ndërkombëtarëve. Kemi treguar që nuk i rregullojmë dot gjërat vetë.Nëse palët nuk bien dakord në Këshillin Politik, ndërhyrja dhe presioni ndërkombëtar duhet të jetë më i madh.
Rol kyç në këtë proces sipas tij duhet të ketëedhe OSBE-ODIHR.
Kristaq Kume: Jemi në kushtet kur partitë politike kanë prezantuar opsionet e tyre, ato nuk janë të njëjta. Nëse nuk arrihet dakordësia gjithçka duhet të shkojë te OSBE-ODIHR që ata të japin rekomandime dhe këshillën teknike sesi mund të kapërcehet ngërçi.
Për Ora Neës, Kume analizoi propozimet e tëgjitha palëve politike për ndryshimet në kodin zgjedhor, duke nënvizuar semazhoranca termin koalicion e ka përdorursi term spekulativ. Rezerva ka edhe për propozimin e tyre për hapjen e listave100%.
Kristaq Kume: Mazhoranca në plotësim të asaj çfarë kërkohet nga ndryshimet e bëra në Kushtetutë ka paraqitur një variant të saj sesi mund të pasqyrohen këto ndryshime në kodin zgjedhor. Dy janë çështjet më të debatuara, hapja e listave dhe problemi i koalicioneve parazgjedhore.
Ka gjithashtu një propozim të paraqitur ngaRudina Hajdari dhe dje jemi njohur dhe me propozimin e opozitës jashtëparlamentare.Tëshpresojmë që palët do të arrijnë të gjejnë të përbashkëtën midis tyre që mundtë gjendet si pasojë e diskutimit dhe vendimmarrjes në radhë të parë në KëshillinPolitik dhe pastaj në Kuvend.
Propozimi i PS që mbështet hapjen e listave100% në analizë të fundit nëse do të zbatohen ato procedura sipas të cilës ajopropozon të trajtohet vota e zgjedhësve, efekti real i hapjes së listave në kuvendine ardhshëm do të jetë shumë i reduktuar. Numri i deputetëve që do të jenë aty sejanë mbështetur me votë parapëlqyese nga zgjedhësit pritet të jetë shumë i vogëlqë do të thotë që në të tërën e vet nuk e shpien gjithçka në pritshmërinë edeklaruar.
Varianti i Rudina Hajdarit dhe opozitës jashtëparlamentarepranojnë që të hapen listat 100% është shumë afër pritshmërive. Ulëset eKuvendit do të kenë deputetë të zgjedhur nga vota direkt e qytetarëve.
Sa i përket problemit të koalicioneve ka vetëmnjë propozim nga mazhoranca që parashikon të ketë koalicione por vetëm si njëterm spekulativ sepse termi koalicion nuk ka pse të përdoret. Përdoret vetëm përtë thënë që nuk përjashtojmë koalicionet.
Koalicion në këtë rast nënkuptohet vetëm një marrëvesghje e partive por përfaqësimi i tyre vetëm me një parti ose e thënë ndryshe KQZ në gjithë problemin e administrimit zgjedhor nuk ka pse të jetë i detyruar të njohë se kush janë përbërësit e këtij grupimi por vetëm ajo vetëm atë parti që do të regjistrohet. Opozita jashtëparlamentare kërkon të vazhdohet të qëndrohet me të njëjtin koncept të koalicionit parazgjedhor i përcaktuar si i tillë që në 2003.
Intervista në studio me gazetaren Eneida Ndoci, përgatiti për online Besjana Kuçana