Mirë se vini në Tiranën e vitit 2020, rruga gjithë gropa dhe pa ndriçim. "Bashkia kujtohet vetëm për votime"

Megjithëse njihen si banorët tek rruga eprishur, ata ndihen si banorë të Venecias.

Banori: Këtu jemi në Venecia, kur dalim tek rruga kryesore me trafik dhe me rrugët që ka bllokuar lali Eri njihemi Tiranës.

Në fushatën e fundit elektorale kësaj rruge ju hodh një shtresë çakull, e cila rezistoi vetëm për pak kohë. Banorët thonë se përfaqësuesit e bashkisë së Tiranës interesohen për këtë segment vetëm për zgjedhje.

Banori: Nuk vjen njeri të vërë dorë, kur vjen puna për votime vijnë. Do votojmë sigurisht, por ta mbajnë mend këta që janë.

Banori 2: U bë kjo sa për të marra votat e para, i hodhën dy gisht zift dhe ja si është bërë.

E ndaj të irrituar me mos vëmendjen e bashkisësë Tiranës nuk kursejnë as akuzat.

Banori: Bashkia vetëm të (marrë para), tani kur fillojnë votimet vijnë ndonjë herë këtu dhe hedhin ndonjë llaf edhe prit për 5 vite të tjera.

Shqetësimi tjetër i qytetarëve ështëtransporti i fëmijëve në shkollë, pasi drejtuesit e automjeteve të transportitshkollor nuk pranojnë të futen në këtë rrugë.

Banori: Ne kur porosisim për të marrë ndonjë gjë të domosdoshme tregojmë se ku e kemi shtëpinë, tek rruga e prishur, dhe të gjithë motorët menjëherë gjejnë adresën.

Banori 2: Asnjë furgon nuk e merr përsipër që të na sjellë fëmijët, i lejnë tek rruga kryesore edhe ja kanë vënë adresën rruga e prishur, në mes të Tiranës.

Nata bëhet më e vështirë, pasi në të mungonedhe ndriçimi.

Banori: Taksat i paguajmë të rregullta, të gjitha. Nuk kemi ndriçim, nuk kemi trotuar, nuk kemi rrugë një herë.

Nëse për emigrantët e kthyer në Shqipëri kjogjendje duket skandaloze, për banorët e Tiranës kjo situatë, fatkeqësisht ështëe zakonshme.

Banori: Sa kam ardhur mbrëmë nga Anglia, katastrofë. Rrugët këtu janë mos pyet.

Banori 2: Nuk na bën përshtypje fare, duhet me marrë gomar.

Për disa banorë shqetësim është edhe pika egrumbullimit të skrapit, por më urgjente kanë rrugën ku në disa raste duhet tëgjejnë mënyra alternative për të kaluar.