Erdogan përkrah Azerbajxhanin: Armenia kërcënimi më i madh për paqen rajonale

Shkeljet efundit të Armenisë përgjatë kufirit me Azerbajxhanin  në rajonin Nago-Karabak sipas presidentitturk Recep Tayyip Erdogan janë një kërcënim i madh për paqen në rajon.

Tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit janë ndezur ditën edielë për shkak të përplasjeve ku Jaraveni tha se forcat azerbajxhane granatuanrajonin e Nagorni-Karabakut, ndërsa në anën tjetër Baku i akuzoi forcat armenepër bombardimet që kryen ndaj tyre tek pozicionet ushtarake dhe civile.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se është plotësisht pranë Azerbajxhanit dhe Turqia do të vazhdojë të solidarizohet gjithnjë e më shumë me Bakun.

"Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e dyfishta."- shkruan Erdogan.

Përplasjet në rajon u ndezënpërsëri në 21 Shtator kur një ushtar Azerbajxhan u martirizua, dhe një tjetër uplagos.

Rezoluta të shumta të KB kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

https://twitter.com/RTErdogan/status/1310171569684197376