Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur, dyshohet për vetëvrasje

Aktorja e njohur japoneze fituese e disaçmimeve, Yuko Takeuchi, 40-vjeç, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj nëTokio.

Policia ka nisur një hetim dhe dyshohet se ajoështë vetëvrarë.

40-vjeçarja e cila ishte nënë e dy fëmijëve ështëgjetur e pa jetë në banesë nga bashkëshorti i saj.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni,pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës sësaj.

Ajo luajti versionin femër të Sherlock Holmesnë serialin Miss Sherlock të HBO 2018, i cili u transmetua në disa vendepërfshirë SHBA-të.

Edhe pse vetëvrasja nuk është konfirmuar nërastin e saj, shumë aktorë në Japoni i kanë dhënë fund jetës së tyre kohët efundit duke përfshirë aktoren Sei Ashina në fillim të këtij muaji apo aktorinHaruma Miura në korrik.

Japonia ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë megjithëse shifrat kanë rënë që kur u prezantuan masat parandaluese në 2015, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.