Rouhani akuzon Uashingtonin për presion ndaj Iranit
Hassan Rouhani, presidenti iranian, akuzoi tështunën Shtetet e Bashkuara me përgjegjësinë për "të gjitha krimet dhepresionet" kundër Republikës Islamike.
"Adresa e të gjitha krimeve dhepresioneve kundër popullit të dashur iranian është Uashington DC, Shtëpia eBardhë", tha Rouhani gjatë një fjalimi në televizion.
Problemet ekonomike të Republikës Islamike u përkeqësuan nga 2018 kur Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin ndërkombëtare me Iranin e nënshkruar në Vjenë.
Kjo marrëveshje i ofronte Teheranit lehtësimnga sanksionet ndërkombëtare të marra kundër tij në këmbim të garancive iraniane- të verifikuara nga Kombet e Bashkuara - që synojnë të provojnë se Irani nukpo kërkonte të blinte armë atomike.
Duke dalë nga ky pakt, Uashingtoni rivendosisanksione të rënda ekonomike kundër Teheranit që zhytën ekonominë iraniane nënjë recesion të rëndë nga i cili vendi po lufton të dalë.
Ndihma humanitare - ilaçet dhe pajisjet mjekësorenë veçanti - përjashtohen teorikisht nga sanksionet, por frika nga ndëshkimetfinanciare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kufizon ndjeshëm transaksionet.
Shtetet e Bashkuara "parandaluan blerjene ilaçeve dhe ushqimit duke vendosur sanksione të padrejta, të paligjshme dheçnjerëzore", tha Hassan Rouhani të shtunën.
Armiq prej kohësh, Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 40 vitesh.