Masat kufizuese në Britani/ Shpërthejnë protestat e dhunshme

Britania është përfshirë sot nga protesta kundërmasave kufizuese në lidhje me Covid-19, ku rreth 15 000 mijë veta kanë dalë nënjë tubim në sheshin Trafalgar.

Të pranishmit hoqën maskat ndërsa kishinmbushur sheshin këtë pasdite, pavarësisht se Policia Metropolitane u bënte thirrjenjerëzve që të ruanin distancën për shkak të Covid-19.

Në këtë tubim ishte edhe vëllai i JeremyCorbyn, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryeministër përballëBoris Johnson.

Në protestë gjithashtu ishte edhe David Icke icili ka bërë një seri pretendimesh që lidhin teknologjinë Covid-19 me rrjetin5G.

Protestuesit mbanin në duar pankarta membishkrimet "A është kjo liri", 'fundi i rregullave të çmendura' apoedhe 'ne do të fitojmë'.

Në një moment kanë filluar edhe përplasjet fizike midis protestuesve dhe policisë, ku ka pasur edhe persona të gjakosur.