Video e avionit në flakë ku humbën jetën 18 kadetë

Një aksident ajror u ka kushtuar jetën 25studentëve të një universiteti ushtarak në Ukrainë.

Avioni i tyre u përplas të premten teksa kadetëtpo organizonin orë stërvitore.

Piloti i avionit raportoi një problem memotorin e majtë dhe nisi të humbasë kontrollin e mjetit fluturues"Antonov-26".

Incidenti ndodhi rreth 2 kilometra ngaaeroporti ushtarak, siç raporton edhe një dëshmitar i ngjarjes.

"Po lëviznim me makinë dhe avioni ra para nesh. Nga brenda tij doli një person duke vrapuar dhe më pas u afrua një automjet. Doli edhe një person tjetër me kokën e çarë. Që të dy e kishin trupin në flakë dhe disa persona u erdhën në ndihmë me fikëset e zjarrit që kishin me vete."

Sipas autoriteteve, një pilot me eksperiencëmund ta kishte ulur pa probleme mjetin edhe pas avarive në motor, ndërsa sipasnjë varianti jozyrtar, aksidenti mund të ketë qenë gabim njerëzor.

Mësohet se avioni tentoi të ulej disa herë ndërsaherën e fundit gabimisht e pandehu rrugën për automjete si një fushë aeroplanësh,dhe përplasja shkaktoi tragjedinë.

Në bordin e avionit ndodheshin në total 27persona, mes të cilëve 2 që shpëtuan por me plagë të rënda në trup.

Në mjet ishte parashikuar t'i bashkohej kolegëveedhe një student tjetër por që nuk ishte lejuar të fluturonte në momentin efundit.

Universiteti i Forcave të Armatosura tëKarkivit ku po studionin kadetët menaxhohej nga Ministria e Brendshmeukrainase.

E shtuna u shpall ditë zie në rajonin e venditku ndodhi aksidenti.