Italia shtyn deri më 31 dhjetor gjendjen e emergjencës shëndetësore
Italia pritet të shtyj deri më 31 dhjetor 2020gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore për shkak të pandemisë Covid19.
Vendimi ende nuk është zyrtar por burimetqeveritare kanë përcjellë për mediat lajmin se shumë shpejt kryeministriGiuseppe Conte do të firmos urdhër dekretin e ri, që shtyn nga 15 tetori 2020 në31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës Covid.
Kjo është hera e dytë që qeveria italiane kërkonzgjaten e emergjencës nga koronavirusi.
30 korriku 2020 qe afati i parë i skadimit tësaj, i cili u e shty nga qeveria italiane deri më 15 tetor 2020.
Edhe pse gjatë javëve të fundit vlerësimi iOrganizatës Botërore të Shëndetit ndaj Italisë është më se pozitiv, duke e konsideruarsi vendi që ja doli të ketë sot realitetin më të mirë ndaj emergjencës Covid, nëkrahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat e fundit të kurbës pandemikepreokupojnë autoritetet italiane.
Dy ditë më parë u regjistrua numri më i lartëi personave të infektuar në 24 orë, me 1912 raste pozitive, shifër kjo më elartë që prej përfundimit të fazës së lockdown.
E në 24 orët e fundit shifrat vazhdojnë tëpreokupojnë duke regjistruar 1869 të infektuar e 17 viktima.
E me këto të dhëna duket më se ejustifikueshme vendimi i qeverisë italianë për zgjatjen e gjendjes së emergjencësduke kujtuar se në korrik të 2020 (kur ndodhi dhe shtyrja e parë e afatit tësaj), Italia shënonte mesatarisht rreth 400 raste pozitive në 24 orë.
Preokupon veçanërisht rritja e numrit tëpersonave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartete terapisë intensive.
Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim tënumrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javëradhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive.
Virusi Covid 10 qarkullon në të gjithëterritorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janështuar në 7 ditët e fundit.
Pa dyshim shtyrja e afatit të emergjencës do tëketë ndikim në ekonominë vendase që po kalon një fazë të vështirë e do të kërkojamortizatorë ndihmës në shumë sektorë të saj, si dhe një vazhdimësi tërespektimit të masave anti-covid, si përdorimi i maskave në ambiente tëmbyllura, përdorimi i detyrueshëm i saj nga ora 18.00 deri më 6.00 në vendet merrezik grumbullimi, distancimi social etj.
Pak orë më parë Komitetit Tekniko shkencor pasnjë analize specifike informoj se momentalisht në Itali nuk janë kushtet eduhura për hapjen e stadiumeve me publik e në cdo aktivitet tjetër sportiv.
Ndërsa për impaktin që hapja e shkollave mundtë ketë në kurbën e pandemisë.
Ky komitet informon se dhe pse janë verifikuarraste infektimit nuk është vërtetuar përcjellja zinxhirë të infektimit nëshkolla e do duhen të paktën 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifikembi situatën Covid në shkollat italiane.
Ministri Italian i shëndetësisë RobertoSperanza ka deklaruar se "muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë e duhetimpenjimi i të gjithëve për t'ia dalë sa më mirë."