SHBA, kandidatja për gjykatën e lartë, Trump do të bëjë propozimin e Amy Coney Barrett në orën 17
Presidentiamerikan, Donald Trump, pritet të propozojë gjyqtaren Emi Koni Baret nëGjykatën e Lartë të vendit, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale.Demokratët kanë kërkuar që emërimi të shtyhet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se eka vendosur cila do të jetë anëtarja e ardhshme e Gjykatës së Lartë amerikane.
Kreu i shtetit pritet ta shpallet zyrtarishtkandidaten rreth orës 11 me kohën shqiptare, por mendohet se më e favorizuara përpostin e përjetshëm është gjykatësja Emi Koni Baret.
48-vjeçarja u emërua nga presidenti Trump nëvitin 2017 në një Gjykatë Apeli Qarku dhe njihet si mbrojtëse e fortë e vijëskatolike dhe konservatore, që i shkojnë më për shtat Partisë Republikane e cilaka aktualisht pushtetin ekzekutiv të vendit.
Në listën e presidentit është edhe gjykatësjame prejardhje kubane, Barbara Lagoa, por ajo nuk shihet aq tradicionale sa48-vjeçarja Baret në çështjet si aborti apo të drejtat e komunitetit LGBT.
"Zgjedhjentime do e zbuloj në orën 5 fiks në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Të gjithëpersonat që janë në listë janë njerëz të jashtëzakonshëm, në kuptimin akademikdhe në çdo mënyrë tjetër. Në kokën time e kam krijuar mendimin për dikë dhe dota shpallim."
Vakanca e krijuar pas ndarjes nga jeta tëish-gjyqtares 87-vjeçare, Ruth Bejdër Ginzbërg, ka hapur një debat të gjerëpolitik më pak se 40 ditë nga zgjedhjet e reja presidenciale.
Emërimi i gjykatëses së re do e çonte në trenumrin e anëtarëve të propozuar nga republikanët brenda këtij mandati, ndajkundërshtarët politikë druhen se kjo do i japë epërsi vendimmarrëse Gjykatës nëdëm të opozitës.
Demokratët kanë bërë thirrje që anëtari i ri iGjykatës Supreme të emërohet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit nga cilido presidentqë do i fitojë ato.
Sondazhet e ndryshme tregojnë seish-zv.presidenti demokrat, Xho Bajdën, vazhdon të ruajë një avantazh të lehtëpërballë rivalit republikan, Donald Trump, i cili garon për mandatin e dytë nëzyrën ovale.