Referendum për gjuetinë e ujqve, fermerët kërkojnë vrasjen e tyre

Në Zvicërmbahen të dielën referendumi për të ndryshuar ligjin për gjuetinë e kafshëve tëegra. Disa fermerë kërkojnë që shtrëngohet legjislacioni për sa i përketsulmeve nga ujqit që po dëmtojnë kafshët dhe financat e tyre.

Qytetarët e Zvicrës pritet të dielën tëshprehen pro apo kundër një nisme që do i lejojë autoritetet lokale të vrasin mëlehtësisht ujqit nëse ata përbëjnë rrezik për blegtorinë e vendit.

Popullata e ujqve në zonat malore të Zvicrëspo përjeton një shtim të pazakontë që po rezulton në sulme të herëpashershmendaj deleve, dhive dhe bagëtive të tjera të imëta e të trasha.

Me rregullat aktuale autoritetet zviceranemund ta vrasin ujkun nëse ai sulmon 35 kafshë brenda katër muaj ose 25 kafshëbrenda muajit.

Me ligjin e ri për gjuetinë, është përgjysmuarnë 15 numri i sulmeve të lejuara brenda 4 muajve, më pas gjahtarët mund të ndërhyjnëdhe t'i qëllojnë, edhe kur shohin se ujqit e kanë humbur frikën ndaj njerëzve.

"Po, ujqit janë bërë problem. Kam dy muajqë nuk fle mirë. Zgjohem çdo mëngjes dhe shoh celularin mos ka pasur ndonjësulm gjatë natës. Ata e gjejnë mirë veten këtu në lartësi por jo ne meta."

"Kundërshtarët e ligjit gjithmonë e quajnëkëtë si nisma 'qëllo-e-vrit'. Nuk është se duam t'i vrasim ujqit. Duam thjeshtta rregullojmë problemin me ta sipas zonave."

Çdo vit fermerët thonë se humbasin 300 deri500 lopë, dele e dhi nga sulmet e ujqve.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve të egrathonë se mijëra kafshë të tjera ngordhin përvit nga sëmundjet apo aksidentet.

"A rrezikon ky ligj zhdukjen e ujqve nëZvicër? Jo. Ujqit do mbijetojnë sepse do përshtaten, por tani është e qartë seproblemi nuk janë ata. Duhet të flasim për problemin e fermerëve dhe se si t'indihmojmë."

"Ujqit janë specie e mbrojtur. Ligji nukndryshon asgjë për sa i përket mbrojtjes së tyre por lejon aplikimin erregulloreve kur do hasen probleme. Rregullorja nuk do u lihet në dorë gjahtarëvepor qeverisë, dhe zyrtarët e shtetit do e zbatojnë atë."

Nga 26 kantonet zvicerane, dy janë shprehur mënë favor të ligjit të ri për largimin e ujqve apo zhdukjen e tyre nga zonat.

Mendohet se tufat e ujqve kanë emigruar në masënga veriu i Italisë ndërsa legjislacioni kryesor për gjuetinë në Zvicër nuk kandryshuar që nga viti 1986.