“Unë isha i pari që thashë se Covid ishte kot, sot e pësova" 29 vjeçari flet nga shtrati nga ku me zor merr frymë

Një burrë britanik i cili si shumë të tjerë edhe ai mendonte seCovid-19  nuk ishte i vërtetë, ka postuarnjë video mesazh nga shtrati i tij në spital pasi është infektuar mekoronavirus.

Chris Grailey, 29 vjeç, tha se ai mendonte se ishte 'i pamposhtur' portani ka vendosur një maskë oksigjeni ndërsa qëndron në një shtrat spitali në Watford,Hertfordshire.

Në videon e tij, Chris thotëse nuk është i sigurt nëse do të bëhet mirë dhe paralajmëron të gjithë të rinjtëtë tregojnë kujdes dhe mos bëjnë të njëjtin gabim si ai.

“Unë e mora atë në ishujt Kanarie javën e kaluar duke menduar se isha I pathyeshëm nuk mbaja maskë. E kam paguar çmimin.  Nuk dua që dikush të bëjë të njëjtin gabim si unë. Tani jam në kujdesin intesiv, duke pritur për të marrë më shumë trajtim dhe nuk e di nëse do të shërohem dhe të dal në anën tjetër. Kështu, që unë dua me të vërtetë që ju ta merrni këtë mesazh sepse mund të ndodhë me këdo, ju lutem kujdesuni” – thotë ai.