Berlusconi sërish me Covid-19, konfirmohet pozitiv për herë të dytë
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni rezulton sërish pozitiv me koronavirus.
Dy javë pas rikuperimit nga infektimi i parë, janë vërejtur sërish shenja tëinfeksionit.
Pas testit, 83-vjeçari është konfirmuar me Covid-19, por mjekët shprehen segjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme.
Ish-kreu i qeverisë italiane do të duhet të qëndrojë edhe një herë nëizolim, por pa pasur nevojën e qëndrimit në spital.
Ndërkaq për shkak dhe të numrave të shtuar të të infektuarve, vetëm në 24orë u konfirmuan 1869 pacientë të rinj, Italia vendos të shtyjë deri në 31vjetor masat e emergjencës kombëtare në përballimin e pandemisë.
Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruarnë repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.
Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasimme një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresivetë rasteve pozitive.
Virusi Covid 10 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.
Pavarësisht masave, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.komiteti shëndetësor ka bërë të ditur se janë verifikuar raste infektimit, pornuk është vërtetuar përcjellja e zinxhirit të infektimit në sistemin arsimor.
Ekspertët shprehen se do të vazhdojnë mbikëqyrjen të paktën edhe 2 javë tëtjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollatitaliane.