Selenicë, protesta për rrugën e Lumit të Vlorës: Bojkotojmë zgjedhjet!
Banorët e Selenicës protestuankundër devijimit të projektit të lotit të 4 të Lumit të Vlorës i cili shihej sishpresë për bashkinë me rreth 30 mijë banorë. Ata i janë drejtuar me njëpeticion krerëve të shtetit dhe paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet nërast se nuk ndërtohet rruga e premtuar.
Banorët e Selenicës u ngritën në protestë pas lajmit se po lihen jashtëprojektit të Lumit të Vlorës.
Më herët ai ishte parashikuar të kalonte në Selenicë, ndërsa tashmë meprojektin e ri kalon nga Poçemi.
"Mbi lumin Vjosë do të ndërtohejnjë ujë dhe do të lidhej me Levan-Tepelenë."
Loti i 4 i këtij aksi shihej si shpëtim për bashkinë e Vogël, pasi e lidhteatë me Vlorën dhe autostradën Levan Tepelenë.
Ndaj ndryshimi i projektit ka ngjallur zhgënjim mes banorëve.
" Ne prisnim që kjo qendërdo të lidhej me këtë lot. Ne kemi pritur që ky projekt të zbatohej, por tashmë ështëanuluar."
Ata janë bërë bashkë në një peticion drejtuar Presidentit, kryeministritdhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Aty theksojnë kërkesën për ndërtimin e rrugën, ose në të kundërtparalajmërojnë partinë në qeveri për bojkot të zgjedhjeve dhe përshkallëzimprotestash.
"Nëse kjo zgjidhje nuk do tëjepet, ne do të bojkotojmë zgjedhjet dhe më pas do të bllokojmë edhe rrugën."
Selenica është e njohur për prodhimin e bitumit i cili eksportohet nëEvropë, teksa rruga e vetme e qytetit dhe ajo që lidh disa fshatra ka mbetur nëgjendje të degraduar.