Pas kryetarit, arrestohet edhe numri dy i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara në Hagë thonë senënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ështëarrestuar, pas një fletarresti për veprat penale “kundër administrimit tëdrejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje tëfshehtësisë së procedurës”.

Dhomat e Specializuara njoftojnë se Haradinajtashmë është transferuar në objektin e paraburgimit të këtyre dhomave në Hagë.

Ndërkaq, lidhur me paraqitjen e parë të NasimHaradinajt para gjykatësit, Dhomat e Specializuara të Kosovës, thonë se do tënjoftojnë me kohë.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, Zyra eProkurorit të Specializuar në Hagë ka konfirmuar ndalimin e Haradinajt më 25shtator, në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Përmes një njoftimi për media, Zyra eProkurorit të Specializuar tha se në bazë të ligjit për këtë zyrë dhe përDhomat e Specializuara “gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilitDhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”.

Nënkryetari i OLV të UÇK-së, Nasim Haradinaj uarrestua të premten, më 25 shtator, në lagjen Pejton të Prishtinës. Ai gjatë tëpremtes, në një prononcim për mediat tha e nuk e njeh Gjykatën Speciale (Zyrëne Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara).

Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se nëarrestimit e Haradinajt EULEX-i dhe Policia e Kosovës ofruan mbështetjeoperative dhe logjistike .

Arrestimi i Haradinajt, pason arrestimin ekreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili të premten u transferua në Hagë.

Gucati, siç njoftuan Dhomat e Specializuara, u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”./REL/