Shtyhet dialogu Kosovë-Serbi për shkak të Covid-19
Takimi midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i planifikuar për t'u zhvilluar të hënën (28 shtator) në Bruksel, është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një postim në Twitter.
Një ditë më parë, Lajçak konfirmoi se të hënën do të zhvillohej takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq.
Ai ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.
Lajçak nuk dha detaje se për sa kohë është shtyrë takimi i radhës.
Out of abundance of caution related to COVID19, the Dialogue meeting scheduled for Monday next week will be postponed.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2020