Gashi: Në zyrat e OVL-së së UÇK-së erdhën për materiale kompromentuese nga Haga, vërtetohej lidhja me Serbinë
Në një intervistë për RTV Ora, avokati i OVL-së së UÇK-së nga Prishtina TomDoshi u shpreh se nuk ka pasur arsye që të bastiseshin zyrat e i OVL-së sëUÇK-së.
Ai tha se persona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacione komprometuesepër në Gjykatën Speciale.
Tom Gashi: Ata e kanë vlerësuar bastisjen e zyrave, pornuk ka pasur arsye ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që dihet sepersona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacion kompromentuar për në GjykatënSpeciale dhe duhet që ata fillimisht të kontrollojnë gjykatën se si po i lidhinkëto akuza. Ndërsa udhëheqësit e OVL-së se aty shihet bashkëpunimi iinstitucioneve përndjekëse të Serbisë, konkretisht për veprimet e luftës, që kanjë bashkëpunim të madh me Gjykatën Speciale.
Ai theksoi se ka mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë komprometim dhe se arrestimii Gucatit ka qenë i panevojshëm.
Tom Gashi: Një gjë e tillë është ditur edhe më herët,sepse ka me mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë bashkëpunim. Unë kam qenë për10 orë në OVL-në e UÇK-së dhe kanë qenë dhjetëra policë të EULEX dhe kanë qenëtë gjithë të armatosur dhe janë pajisjet me të cilët janë incizuar personat e paidentifikuarbrenda organizatës. Arrestimi i Gucatit ka qenë totalisht i panevojshme sepseai ka folur gjithmonë publikisht.
Gashi shtoi se aty nuk është ardhur për të gjetur prova për krime lufte,por për të gjetur materiale dhe incizime të sjellë nga 3 persona tëpaidentifikuar nga Haga.
Tom Gashi: Ata sot nuk kanë ardhur për të gjetur provapër krimet e luftës, por erdhën për të gjetur material, për të cilin dikush eka sjellë në tre raste nga Haga. Këto nuk janë publikuar vetëm në mediat eKosovës, por edhe në mediat e Shqipërisë. Nëse kishin dyshime ata mund takishin bërë pa arrestime dhe pa spektakël. Ne do të gjejmë mënyra që të gjejmëavokatë kompetentë për t'i mbrojtur.