Vuçiç: Jo zgjidhje poshtëruese me Kosovën
Serbia kërkont'i zgjidhë me kompromis mosmarrëveshjet me Kosovën por detyrimi për të pranuarqë në fillim pavarësinë e shtetit kosovar do të ishte poshtërim i vendit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ështëplotësisht i përkushtuar që Serbia të arrijë kompromis për çështjen e Kosovës,por jo zgjidhje poshtëruese për vendin e tij.
Kreu i shtetit iu drejtua të mërkurën mbrëmaAsamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke adresuar prej fillimitmarrëveshjen e ndërmjetësuar së fundmi në Uashington.
Vuçiç tha se Serbia po pengohet në ruajtjen eintegritetit të vet territorial, duke u shprehur edhe një herë kundër pavarësisësë asaj që ai e quan provinca autonome serbe e Kosovës.
"Në nuk mundemi kurrsesi të pranojmëdiçka pa kompromis, dhe me këtë nënkuptojmë që të dyja palët të dalin barabar tëkënaqura dhe të pakënaqura. Dialogu ndërmjet Beogradit dhe institucioneve të përkohshmenë Prishtinë është zgjidhja e duhur, por ai nuk duhet të ketë si pikënisjeposhtërimin dhe as pavarësinë e së ashtuquajturës Kosovë."
Vuçiç vlerësoi rolin konstruktiv të dialogutdypalësh të ndërmjetësuar së fundmi në zyrat e Bashkimit Europian dhe më herëtedhe në Shtëpinë e Bardhë.
Në asamblenë e OKB-së me rastin e 75-vjetorittë saj, kryeshtetari serb shpalosi aspiratat e vendit të tij për t'u bërë pjesëe Bashkimit Europian, por pa u ndarë nga aleatët e vet lindorë.
Rusinë dhe Kinën, Vuçiç i falënderoi edhe përndihmën që i dhanë vendit në përballjen me pandeminë e kovidit-19.
"Ne e duam partneritetin me vendet perëndimore,si edhe intensifikimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në tënjëjtën kohë, jemi krenarë për raportet tona të shkëlqyera me Federatën Rusedhe Republikën Popullore të Kinës. Siç e shihni, ne nuk e fshehim këtë."
Marrëdhëniet e mira me vendet e Ballkanit Perëndimormbeten gjithashtu në fokusin e Beogradit, me nisma si mini-Shengeni dhe kufirii gjelbër që së shpejti pritet të përfshijnë edhe Kosovën.
Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, AvdullahHoti, është parashikuar të takohen sërish të hënën në Bruksel, por ky takimende nuk është konfirmuar nga pala europiane pasi Prishtina mendohet se nuk ështëende gati të bisedojë për çështjen e themelimit të asociacionit të komunaveserbe.