Gjykata Speciale sqaron arrestimet, dispononin dokumente konfidenciale në dëm të trupës ndërkombëtare
Dhomat e Specializuara për KrimeLufte në Kosovë e kanë arsyetuar si të drejtë operacionin për bastisjen ezyrave të organizatës së veteranëve të UÇK-së. Aksioni çoi në arrestimin ekryetarit të organizatës dhe nënkryetarit të saj por u konsideruar i panevojshëmnga aktorët politikë.
Kryetarii Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe vartësi i tij, NasimHardinaj, u arrestuan të premten me bujë në emër të Gjykatës për Krime Lufte nëKosovë.
Mësohetse shkak për bastisjen e zyrave të organizatës nga forcat e EULEX-it u bënëdaljet e tyre mediatike të javëve të fundit, ku dy veteranët e luftës njoftuanse disponojnë dokumente konfidenciale në dëm të trupës ndërkombëtare të GjykatësSpeciale që po i gjykon ata.
Arrestimetu justifikuan të premten para mesnate nga gjykatësit dhe prokurorët especializuar.
"Z. Gucati është penalisht përgjegjëspër frikësimin e dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë sëprocedurës. Në tri konferencat e datave 7, 16 dhe 22 shtator, ai u shpërndaumedieve informacione, emra dhe detaje personale të dëshmitarëve të mundshëm,duke i vënë ata në rrezik. Arrestimi i tij është i nevojshëm prej rrezikut tëarratisjes pasi ka qenë në dijeni të krimeve të kryera, ka akses në fondet ekonsiderueshme të shoqatës, ka lidhje me shërbimin policor dhe informativ, dhemund të udhëtojë në vende që nuk e kanë për detyrim dorëzimin e tij për gjykimnë Dhomat e Specializuara."
Kryerjae të njëjtave vepra penale në bashkautorësi besohet se çoi edhe në shoqërimindrejt Hagës të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, NasimHaradinajt.
Pakpara arrestimit, veterani i luftës së bashku me sekretarin dhe kryetarin tashmënë detyrë të organizatës, Faton Klinaku, e denoncuan si të kundërligjshmeurdhrin e Gjykatës Speciale.
Aksionii EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së zgjati për më shumë se tetë orë dhe prokurorëte specializuar mundën të konfiskojnë si prova disa nga kompjuterët e organizatës.
Grupete mëdha politike të udhëhequra në shumicë nga ish-pjesëtarë të luftës çlirimtarendaj Serbisë e konsideruan të panevojshme bastisjen e papritur të forcave ndërkombëtare.
"Veteranët e UÇK-së janë vleramë sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Kjodrejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër tëKushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e tëgjithëve. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apoaksione spektakolare," reagoi presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Nga24 qershori, kreu i shtetit, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe100 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së, përballet edhe personalisht me aktakuzënpër krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në konfliktin e armatosur me Serbinë.