EULEX-i bastisje në zyrat e OVL të UÇK-së

Pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin eRendit dhe Ligjit (EULEX) gjenden në zyrat e Organizatës së Veteranëve tëLuftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë konfirmuar nga kjo organizatë.

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës sëVeteranëvetë UÇK-së, tha se ata janë duke bërë basitsje, dhe se tash për tashnuk ka arrestime.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarëtë Policisë së Kosovës.

Kjo vjen një ditë pas arrestimit nga Zyra eProkurorit të Specializuar më 24 shtator 2020, të Salih Mustafës, njërit prejthemeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat eSpecializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar meinsistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga BashkimiEvropian. Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pasraportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceranDick Marty flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që ngajanari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një personanonim ka dorëzuar tek ajo "mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat edëshmitarëve". Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.

Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanëmbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin atodokumente.

Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë./ Radio Evropa e Lirë