Arrestimi i Hysni Gucatit, veteranët bllokojnë rrugën, gjuajnë me shishe EULEX

Arrestimii kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka shkaktuarrevoltë te dhjetëra veteranë që kanë bllokuar rrugën “UÇK” për disa minuta.

Atakanë gjuajtur me shishe pjesëtarët e EULEX-it, derisa këta të fundit kanë hyrënë korridoret e ndërtesës ku gjendet selia e OVL së UÇK-së.

Ndërsa,veterani Adem Bucolli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime.

Bucolli: Nenuk kemi bërë krime. Nëse Gucati është kriminel edhe na jemi, po ne nuk kemibërë krime.

Kryetarii OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është nxjerrë i prangosur nga zyrat e kësajorganizate në Prishtinë, pas arrestimit nga zyrtarë të EULEX-it.

Aipritet që tash të dërgohet në Hagë, në bazë të një urdhërarresti të GjykatësSpeciale.

HysniGucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovë, është arrestuar të premten nga EULEX-i. Ai pritet të dërgohet nëHagë, ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.

Gucatibëhet figura e dytë e UÇK-së që arrestohet nga Gjykata Speciale, pasi SalihMustafa ishte i pari që u arrestua të enjten.