EULEX-i e arreston, kreu i OVL-së të UÇK-së, Hysni Gucati, del nga zyrat me pranga në duar
Gjykata Speciale e Kosovës ka ekzekutuar arrestimin enjë tjetër veterani të Ushtrisë Çlirimtare të vendit me pretendimin për krimegjatë dhe pas luftës me Serbinë mbi 20 vite më parë.
Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së u shoqërua të premten dhe pritet të transferohet drejt Dhomave të Specializuara të Hagës.

Zyrat e organizatës u bastisën paradite nga trupat e "EULEX-it", një mision i vendosur në vend nga Bashkimi Europian dhe që po ndihmon operacionet e Gjykatës Speciale.

Sipas sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, dhe kryetarit të familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jasharaj, hyrja në ambiente e hetuesve u krye pa paralajmërim.

“Unë isha duke pirë kafe tek organizata efamiljeve të dëshmoreve dhe kur dola e pash korridorin të mbushur ne nuk poshohin që kanë ndonjë konsultim me shtetin e Kosovës dhe sigurisht ne kërkuamtë di se a kanë leje dhe ai më tha se e kanë lartë dhe nuk më lejuan të shkojdhe iu thash se jeni duke vepruar si në kohën e ish Jugosllavisë”, tha Klinaku.
Prej ditësh organizata që Gucati drejtonte posiguronte në mënyrë të vazhdueshme mijëra dokumente komprometuese përpjesëtarët e Gjykatës, të siguruara nga persona anonimë.
Sipas tij, në to paraqiteshin komunikimet endërkombëtarëve me prokurorinë serbe, me gjykatën atje për krime lufte dhe mezyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të ish-Jugosllavisë.
Organizata e Veteranëve mendon se Dhomat eSpecializuara po punojnë kundër tyre dhe po anashkalojnë krimet e kryera ngapala serbe në vend.
Arrestimi i Gucatit vjen një ditë pasi Gjykata Specialee Kosovës njoftoi zyrtarisht aktakuzën ndaj alih Mustafës.
Mustafa, ish-komandant i UÇK-së, u bë personi i parëqë ndalohet nga Prokuroria Speciale me akuzën e “trajtimit mizor, torturave dhevrasjeve të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit tëarmatosur në Kosovë në prill të vitit 1999.
Gjykatësi i procedurës paraprake e kishte konfirmuaraktakuzën kundër Mustafës më 12 qershor të këtij viti, por vendimi nuk ishtebërë publik në atë kohë.
Mbi 200 ish-pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtarejanë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.
Më 24 qershor, prokurorët e specializuar njoftuanakuza edhe ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PartisëDemokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krimelufte.
Pretendimet ndaj tyre duhet të konfirmohen ose rrëzohen në Hagë brenda muajit tetor.



LEXO EDHE: EULEX-i bastisje në zyrat e OVL të UÇK-së