Turqia, kushte për tryezën me Greqinë

Turqia preferon dialogun për të sheshuar mosmarrëveshjetpër territoret në Mesdheun Lindor, por nuk tërhiqet nga të drejtat që pretendonkundrejt shteteve rivale fqinje.

Këshilli Kombëtar turk i Sigurisë deklaroi pasmbledhjes së kryesuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan se vendi dëshiron njëshpërndarje të drejtë të burimeve natyrore në rajon.

"Ne inkurajojmë vendet që veprojnë në shkelje të ligjit ndërkombëtar, sidomos ato që armatosin ishujt, të përdorin arsyen. Nuk do bëjmë kompromise dhe koncesione për sa i përket të drejtave të kombit turk në tokë, në det dhe në ajër," njoftoi Këshilli turk i Sigurisë.

Thirrja për demilitarizimin e ishujve të Egjeut idrejtohet Greqisë, e cila së fundmi dërgoi trupa dhe pajisje ushtarake shtesë nëishujt e vet në afërsi me Turqinë.

Pala turke pretendon se kjo lëvizje është e mbështeturnga Franca dhe tenton kufizimin territorial të vendit.

Tensionet mes aleatëve të NATO-s janë përshkallëzuarpas operacioneve për zbulime hidrokarburesh që Turqia po ndërmerr prej javëshafër zonave ekskluzive greko-qipriote.

"Nuk u kemi vënë syrin të drejtave dhe interesave legjitime të asnjë vendi në Mesdheun Lindor dhe në asnjë rajon, por as nuk do lejojmë që interesat tona dhe të turko-qipriotëve të shpërfillen. Kërkesat maksimaliste të Greqisë dhe grekoqipriotëve që nga viti 2003 janë arsyeja për tensionet e tanishme," u shpreh presidenti Erdoan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ankaraja dhe Athina janë zotuar t'i adresojnë mosmarrëveshjetme diplomaci, ndoshta edhe në një tryezë më të zgjeruar me vendet e tjera qëlagen nga ujërat e Mesdheut Lindor.

Tensionet në Mesdheun Lindor pritet të diskutohet më 1dhe 2 tetor në Bruksel në një mbledhje të posaçme ku do prezantohet edhe idejae sanksioneve kundër Ankarasë, të cilat pala europiane është përpjekur t'ievitojë.