Haradinaj: Nuk ka arsye për operacione e bastisje, secili do t’i përgjigjet drejtësisë
Kryetari iAleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se publikimii dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar si dhe do të dëmtojë Kosovën,përfshirë edhe të akuzuarit.
Haradinaj nënjë postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se tentimi për tëkrijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është igabuar.
Ai apelon tek organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare,që të respektojnë të drejtat e të gjithëve.
“Të nderuar qytetarë, e ritheksoj qëndrimin tim,se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do edëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit. Tentimi përtë krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është igabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë. Apelojte organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë tëdrejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë”, ka thënëHaradinaj.
Ai poashtu theksoi se nuk ka arsye për operacione e bastisje, pasi siç tha Haradinajsecili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.
“Konsideroj se nuk ka arsye për operacione ebastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova ështëgjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive.Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janëpozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare.Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj nëFacebook.