Arrestimi i parë në Kosovë nga Prokuroria Speciale: Në pranga ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Ish-eprori i UÇK-sëdhe i inteligjencës ushtarake në Kosovë, Sali Mustafa, është personi i parë qëarrestohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë për krime gjatë luftës meSerbinë. 

Dhomat e Specializuara të Kosovës ekzekutuan të enjtenarrestimin e Sali Mustafës, ish-pjesëtarit dhe komandantit të UshtrisëÇlirimtare, i pretenduar për krime lufte gjatë fundviteve 90.

Zyrtari i lartë i Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisënë Ministrinë e Mbrojtjes u ndalua nga policia në bazë të një fletarresti të lëshuarnga prokurorët e specializuar.

Aktakuzat ndaj Mustafës u konfirmuan edhe nga një prejgjykatësve specialë në Hagë.

"Z. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimittë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësittë procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur," njoftoi zyra e prokurorittë specializuar.

Gjykata e Posaçme për Kosovën është një organ i përkohshëm ithemeluar për të gjykuar pretendimet e raportit të Këshillit Europian të gati10 viteve më parë se ish-pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit luftarak meSerbinë kryen vrasje ndaj civilëve dhe kundërshtarëve politikë.

Sali Mustafa u intervistua nga hetuesit e Zyrës sëSpecializuar në Hagë edhe nëntorin e kaluar.

Ai u bë pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim në vitin 1988;në '93-in u dënua nga serbët për organizim kryengritjeje e pasi udhëhoqi njësitete UÇK-së, vazhdoi misionin për ndërtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës,provizorisht edhe si këshilltar i ish-kryeministrit, Agim Çeku.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Më 24 qershor, prokurorët e specializuar njoftuan akuza edhendaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike,Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Pretendimet ndaj tyre do duhen konfirmuar ose rrëzuar ngagjykatësit në Hagë brenda muajit tetor.