Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës

Mjeku i mirënjohur, Tritan Kalo, një prejbluzave të bardha të cilësuar heroj të luftës ndaj koronavirusit është nderuarme titullin "Qytetar Nderi" i Gjirokastrës. Në ceremoninë e rastit,Kalo nuk i fshehu emocionet e nderit që i bëri qyteti ku ka rrënjë familjare.

Tritan Kalo, një prejmjekëve të cilësuar si hero i luftës me koronavirusin, u nderua me titullin "QytetarNderi" i Bashkisë Gjirokastër.

Ceremonia e dorëzimittë titullit u mbajt në Kodrën e Obeliskut, sipas protokolleve anti-koronavirus,zbatimin e të cilave mjeku infeksionist ua ka sugjeruar për muaj me radhëshqiptarëve.

Mjeku nuk i fshehuemocionet e nderit që i bëri qyteti ku ka rrënjët e familjes.

"Një ndjenjë e përziere qytetarit dhe profesionistit. E qytetarit sepse Gjirokastra është pjesë e AND-sëtime, pjesë e gjakut tim. Njerëz që i shihnin problemet me largpamësi, idiskuton në thellësi dhe ndihesh një qytetar jo vetëm i qytetit të tyre porgjithë Shqipërisë".

Tritan Kalo ka njëkarrierë 38 vjeçare në shërbim të qytetarëve si infeksionist dhe si pedagog nëpërgatitjen e mjekëve të rinj.

Të pranishmit evlerësuan atë mes personaliteve me të ndritur që ka nxjerrë qyteti i gurtë.