Këshilli bashkiak në Shkodër e padit në gjykatë, Voltana Ademi: Jam e qetë në ushtrimin e detyrës

4muaj pas emërimeve të reja në Këshillin mbikëqyrës të klubit të Vllaznisë ngaan e kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, këshilltarët socialistë nëBashkinë e Shkodrës janë kujtuar për të paditur në gjykatë. Sipas tyrekryebashkiakja ka vepruar në shkelje të ligjit pasi kjo është një kompetencë ekëshillit. Voltana Ademi në një reagim për Ora News shprehet se ka vepruarkonform ligj, ashtu siç kanë bërë edhe socialistët në krye të bashkive tëmajta.

Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi ështëkallëzuar në Gjykatën e Shkodrës nga Këshilli bashkiak socialist.

Shkak për këtë është bërë një vendim i29 majit të Ademit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit mbikëqyrëstë klubit të Futbollit të Vlaznisë.

Sipas këshilltarëve socialistë në këtëbashki Voltana Ademi ka ushtruar një kompetencë që i takonte Këshillit bashkiak

Kryebashkiakja Votltana Ademi prej ditëshndodhet e izoluar në banesën e saj për shkak se është e infektuar me Covid, pore kontaktuar nga Ora News ajo është shprehur se edhe në bashkitë e tjera, portë drejtuar nga socialistët është vepruar në të njëjtën mënyrë.

Ademi: Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për here të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë.  Nga paraqitja në seancën e këshillit teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.  Meqenëse më pyet, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata me tagrin që u jep ligji kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim.

Këshilli bashkiak socialist ështëkujtuar pas 4 muajsh se vendimi i Voltana Ademit për të zëvendësuar këshillin mbikëqyrëstë Vllaznisë është antiligjore.

Ndoshta tensionet mes demokrates dhesocialistëve janë ndezur edhe për shkak të një ristrukturimi që po merr PS në Shkodërnën drejtimin e Ilir Beqaj.