I akuzuar për trafikim klandestinësh, Gjykata e Pogradecit lë në burg afganin Rezo Agbari

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burgafganin Rezo Agbari i akuzuar për trafikim klandestinësh.

Arrestimi u bë 3 ditë më parë, ndërkohëqë gjykata ka vendosur me kërkesë të prokurorisë për të, dhe Xhosias Hoxha masëne sigurisë arrest me burg.

Gjykata i ka kërkuar organeve kompetentemarrjen e shenjave të gishtave të shtetasit afgan, pasi ka dyshime të forta se20-vjeçari jo vetëm ka identitet tjetër, por akoma më tej mosha e tij është mëe madhe.

E gjithë kjo, lidhet edhe me dyshimepo kaq të forta se shtetasi Rezo Agbari është kapur edhe herë të tjera ngapolicia kufitare dhe Frontex, dhe sa herë është kapur ka paraqitur identitete tëtjera.

Ndaj 20-vjeçarit prokuroria e Pogradecitka dyshime se ky person është ai që ka kryer transportimin e shtetasve që vijnënga vendet me konflikt nga kampet greke të refugjatëve drejt kryeqytetit dhe mëpas drejt vendeve te BE.

Policia kufitarë në juglindje tëvendit ka bërë me dije se pas arrestimit të shtetasit afgan, pothuajse kapushuar transportimi i shtetasve të huaj nga Devolli drejt Tiranës.

Për policinë tregon se ky shtetas nëbashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer gjatë gjithë kësaj kohë transportine klandestinëve.