Drama e jetimit: Vajza 9 vjeçe u gjet pranë nënës që kishte ditë e vdekur, para një muaji humbi të atin

Gruaja 45 vjeçare me nënshtetësi maqedonase, e cila u gjet e pajetë në banesë dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më pare, bën të ditur policia e Korçës. Pranë gruas, Maria Markovska, u gjet vajza e saj 9 vjeçare e cila vuan nga paaftësi fizike. E vogla kishte mbi dy ditë që as ishte ushqyer dhe as kishte pirë ujë.

Fqinjët njoftuan policinë pasi në pallat kishin ndjerë erën e keqe ndërsa kishin vënë re dhe mungesën e gruas si dhe mos reagimet e vajzës së saj.

Në orën 22:20 policia shkoi në pallatin në lagjen nr 3 të Pogradecit dhe pasi hapi derën gjetën gruan të vdekur dhe pranë saj të bijën.

“Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë. Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. “

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë vajza eshte dërguar në spital. Shefi i Pediatrisë Behxhet Lickollari tha se fëmija erdhi në gjëndje jo të mirë shëndetësore e pangrëne e zbehtë dhe dehidratuar.
Vajza është rehidruar , ushqyer i janë marrë ekzaminimet laboratorike dhe specifike, ndërkohë i jane siguruar dhe veshmbathje .

Momentalisht gjendja e vajzes eshte e mire e stabilizuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes por nuk përjashtohet as mundesia e nje vetehelmimi pasi janë gjetur ilace antidepresiv. Javet e fundit vajza qante herë pas here.

Për shkak të dyshimeve për vetëhelmim trupi i pajetë do të sillet në Tiranë për të kryer autopsinë.

Drama bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë i kishte vdekur i ati.


Për shkak të dyshimeve për vetëhelmim trupi i pajetë do të sillet në Tiranë për të kryer autopsinë.

Drama bëhet edhe më e rëndë pasi një muaj më parë i kishte vdekur i ati.

https://www.youtube.com/watch?v=iKmjEa2cndE&feature=emb_title